AKTUALITET

KFOR-i tregon detajet për takimet me Kurtin dhe Listën Serbe: Postblloqet e 31 korrikut i monitoruam me drejtuesit ushtarak

20:43 - 26.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

KFOR-i ka treguar detaje në lidhje me takimet që ka pasur ditëve të fundit me kryeministrin Albtin Kurti dhe përfaqësuesit e Listës Serbe.




Përmes një deklarate për mediat misioni i KFOR-it shprehet se komandanti gjeneralmajor Ferenc Kajari me kryeministrin Albin Kurti, kryetarin e Listës Serbe si dhe drejtuesit e katër komunave veriore të Kosovës diskutoi për situatën e sigurisë në veri të Kosovës dhe i informoi palët për aktivitetet dhe përpjekjet e vazhdueshme të KFOR-it për të vazhduar sigurimin e lirisë së lëvizjes dhe parandalimin e çdo përshkallëzimi të situatës.

“Ai tha se KFOR-i mbetet plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999 – për të siguruar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë. Komandanti i KFOR-it, në përputhje me deklaratat e mëparshme, ka bërë të qartë se trupat e KFOR-it nuk kanë qenë të angazhuara në aktivitete stërvitore me Policinë e Kosovës dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës, siç thuhet gabimisht në disa raportime mediatike”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu KFOR shpjegon se misioni monitoroi me shqetësim postblloqet në veri të Kosovës më 31 korrik dhe rikujtoi rrezikun që një situatë kaq e tensionuar të përfundojë me incidente të dhunshme.

“KFOR-i mbetet i paanshëm dhe i përkushtuar për të ofruar kornizën e sigurisë në të cilën mund të vazhdojë Dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Gjenerali Kajari u bëri thirrje palëve që të shmangin veprimet e njëanshme, të ruajnë përmbajtjen dhe të përmbahen nga dhuna”, thuhet në fund të komunikatës së KFOR-it


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.