AKTUALITET

“Nuk ka asnjë mesazh të fshehtë”/ Si është marrëdhënia me ambasadoren Yuri Kim? Ilir Meta: Me SHBA gjithmonë të shkëlqyera, dy janë personat që kanë probleme

19:20 - 26.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ilir Meta në një intervistë sot për FaxWeb, pyetjes sesi i ka marrëdhëniet me ambasadoren Yuri Kim, u shpreh se marrëdhënia e tij me SHBA ka qenë dhe do të jetë gjithmonë shumë e mirë.




I pyetur lidhur me deklaratën e fundit te bere nga ambasadorja Kim për reformën ne drejtësi, Meta tha se nuk asnjë mesazh te fshehte qe i atribuohet atij.

“Nuk ka se si të ketë mesazh të fshehur për mua, mesazhet e mia kanë qenë të hapur ndaj të gjithëve që kjo ka qenë reformë e dështuar. Është kapur prokuroria nga Edi Rama. Është vetë ai që në konfgresin e fundit ku e bëri të qartë se SPAK është krijesë e PS-së. Ekzistencën e vetë ia detyroi partisë. Është e qartë se kush janë personat që i bëjnë presion drejtësisë. Shqipëria ka rënë 26 vende përsa i takon treguesit antikorrupsion. Është vendi i dytë në botë për dhënien dhe marrjen e rryshfetit pas Zambias.. Marrëdhëniet e mia më SHBA kanë do jenë të shkëlqyera, kanë qenë dhe janë. Dy persona janë në Shqipëri që kanë probleme me SHBA, gruaja e Bilalit dhe tjetri, miku i Muzinit”, tha Meta.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.