BOTA

Nuk ndodhte që prej vitit 1979, gratë iraniane shkojnë në stadium për të ndjekur një ndeshje futbolli

18:31 - 26.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Më 25 gusht gratë iraniane mundën të ndiqnin një ndeshje futbolli të kampionatit kombëtar Esteghlal-Mes Kerman, në stadiumin Azadi të Teheranit. Kjo nuk ka ndodhur që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979.




Megjithëse nuk ka asnjë ndalim zyrtar për gratë që të marrin pjesë në ngjarje sportive në Iran, ato rrallë marrin pjesë pasi shpesh u refuzohet hyrja.

Vendimi erdhi pasi FIFA u dërgoi një letër autoriteteve iraniane duke u kërkuar atyre që të heqin ndalimin e grave për të hyrë në stadiume sepse shkel statutet e futbollit ndërkombëtar.

Të enjten, tifozët u vendosën në një tribunë të veçantë dhe hynë nga një hyrje tjetër nga ajo e burrave.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.