LAJMI I FUNDIT

Paralajmërimi i kreut të Partisë së Lirisë: Këto janë përpëlitjet e fundit, ato firmat ‘fët e fët’, do të dalin përpara drejtësisë. Do e njohin shumë mirë Ilir Metën!

14:18 - 26.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta paralajmëroi qeverinë Rama se këto janë përpëlitjet e tij të fundit.




Ai tha sot për News24 se do e njohin shumë mirë se kush është Ilir Meta.

“Kam qenë dhe jam këtu, përballë drejtësisë së partisë, por përballë çdo drejtësie, përballë popullit të Shqipërisë, Por ato firmat fët e fët do ta kalojnë katin e SPAK shumë shpejt. Afera e inceneratorëve, është më sterrë. Këtu paguajnë për 3 persona që janë në kërkim në Austri, që kanë ikur në marrëveshje me shtetin. Vazhdojnë dhe paguajnë shkrime për të goditur Ilir Metën. Ilir Meta ka qenë këtu prej 22 marsit kur doli deputet, edhe tani. ka një detyrë të vështirë se do i duhet të punojë 10 herë më shumë të paktën 25 vitet e tjera, në mënyrë aktive në politikë. Ka përgjegjësi për këtë guxim që ka ndërmarr, jo vetëm ndaj Ramës, por dhe ndaj interesave të shqiptarëve. Kjo do të jetë një çështje e shpejtë, javësh. Këto janë javët e fundit. Do e njohin mirë Metën. Por që nja 200 vjet në Shqipëri, të mos guxojë asnjë të prekë Kushtetutën.”, tha Meta.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.