AKTUALITET

“Po krijojnë telenovela për të konfuzuar njerëzit”/ Meta: Kallëzimi ndaj Autoritetit të Dosjeve me 1 shtator, do ndiqet dhe ndërkombëtarisht

19:18 - 26.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ilir Meta në një intervistë sot për FaxWeb, pyetjes se si do të procedojë me denoncimin për Autoritetin e Dosjeve, theksoi se vendimi i tij do të aplikohet në muajin shtator.




Sipas Metës, Autoriteti i Dosjeve ka kryer shërbime emergjente për të ndihmuar regjimin e Ramës që të largojë vëmendjen nga skandalet.

-Denoncimi që ka marrë Autoriteti i Dosjeve, për një shtetas dhe ju keni paralajmëruar kallëzim? Pse me një shtator?

Meta: Sepse natyrisht nuk është qëndrim politik, por kallëzim penal. Të gjithë e dinë se Autoriteti ka kryer shërbime emergjente për të ndihmuar regjimin e Ramoviç që me telenovela të krijojë konfuzion dhe të largojë vëmendjen nga skandalet. Është solide dhe e qartë që kemi të bëjmë me një veprimtari kriminale të këtij autoriteti dhe në 1 shtator do jetë kallëzimi i qartë, për drejtësinë aktuale dhe për drejtësinë ndërkombëtare dhe të gjitha institucionet që të kuptojnë se si është përdhosur shteti i së drejtës dhe si janë rikthyer metodat më të ulëta të Sigurimit të shtetit nga ky regjim edhe pas 33 vitesh duke falsifikuar dosjen e një ish-të përndjekuri nga ai regjim.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.