Kryesore

Prodhimi i energjisë/ Berisha paralajmëron ndotjen e Vlorës nga fuqia e 100 mijë makinave!

12:19 - 26.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i PD Sali Berisha, ka zhvilluar një konferencë për mediat në selinë blu.




Gjatë fjalës së tij Berisha tha se është bërë një shpërdorim i tmerrshëm në fushën e energjisë. Kreu i PD tha se nga Bangladeshi po vijnë impiante për prodhimin e energjisë. Sasinë e ndotjes që do të shkaktojë impianti është i barabartë me atë që mund të prodhojnë 100 mijë makina, u shpreh Berisha.

Sot dua të sjell në vëmendjen e mediave dhe publikut, antiekonomik të rëndë, një shpërdorim të tmerrshëm që po ndodh në fushën e energjisë. Anija që po sjell impiante për prodhimin e energjisë, impiante nga Bangladeshi për prodhimin e energjisë në Portin e Vlorës ka hyrë në kanalin e Suezit. 760 mln euro është e llogaritur nga specialistë më të mirë kostoja për dy vite që do të punojnë këto impiante përfshirë këtu qeranë dhe naftën që do të shpenzojnë. Ekspertët kanë detajuar koston e këtyre impiantëve. Që për prodhimin e një megavati këto impiante harxhojnë 22 litra naftë. Impiant prodhojnë 110 mega wat në 24 orë. 949 672 euro harxhojnë në ditë impiantet, por kjo është vetë nafta,. Përveç kosto së naftë qeraja është 91 117 euro. Ndërsa 149799 euro është në total”, tha ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.