LAJMI I FUNDIT

“Qytetarët do të paguajnë fatura të kripura”- Jorida Tabaku akuza qeverisë: Biznes me energjinë elektrike sipas interesave

10:32 - 26.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku akuzon qeverinë se ka bërë biznes me energjinë elektrike duke e shitur dhe blerë atë në bazë të interesave të qeveritarëve.




Tabaku thekson se situata energjetike në Shqipëri është përkeqësuar për shkak të menaxhimit dhe ka krijuar një situatë ankthi që ka prekur çdo sektor të ekonomisë.

Sipas saj, në fund do të jenë qytetarët që do të paguajnë çmimin e lartë të energjisë njësoj siç po paguajnë çmimin e naftës, përmes taksave të larta dhe faturave.

Reagimi i plotë i Jorida Tabakut

Biznesi me energjinë

Situata energjetike në Shqipëri ka që prej shtatorit të vitit të shkuar që është përkeqësuar si pasojë e keqmanaxhimit, përkeqësimi morri përmasa edhe më dramatike ditën kur Rusia vendosi të sulmojë Ukrainën duke krijuar një situatë ankthi që ka prekur tanimë çdo sektor të ekonomisë.

Megjithëse shkaqet e krizës dhe përkeqësimi i saj pritej së paku që nga shkurti i këtij viti çfarë veprimesh ka ndërmarrë qeveria Rama? Deri më tani përpos propagandës dhe biznesit me taksat e shqiptarëve duke e shitur energjinë më lirë dhe duke e blerë më shtrenjtë qeveria nuk ka pasur asnjë rrugë tjetër.

Më tej po në shtator një borxh përmes Eurobondit me vlerë 650 mln euro u morr nga qeveria në kushte më të pafavorshme se sa fqinjët dhe në një kohë shumë më të shpejtë. E gjitha kjo për t’i dhënë ndihmë blerjes së energjisë më shtrenjtë dhe për ta shitur atë më lirë. një politikë me Eurobondin e përsëritur në mënyrë sistematike ndër vite gjatë qeverisjes së Ramës.

Për 8 vite me radhë qeveria Rama kishte të gjitha mundësitë për të diversifikuar portofolin e energjisë. Mund të krijonte burime të reja të furnizimit me energji duke nisur nga përpunimi i gazit që kalon përmes TAP dhe vjen nga Azerbaxhani e deri tek burimet alternative si panelet diellore.

Mirëpo qeveria nuk është lodhur aspak të mendojë dhe jetësojë politika të tilla diversifikimi që do t’i kishin dhënë Shqipërisë një tjetër zhvillim jo vetëm në rritjen e Investimeve të Huaja Direkte por do kishin shpëtuar buxhetin nga krizat e radhës.

Ndonëse thatësira ka qenë një fenomen i njohur në këtë verë sërishmi qeveria nuk është angazhuar në asnjë politikë për të artikuluar se si do të veprojë në kushtet kur prodhimi vendas mund të përballet me krizë. Kur edhe vendet e tjera si pasojë e krizës nuk do të shesin energji elektrike apo çmimet e shitjes do jenë stratosferike (750 euro/MËH) zgjidhjet e ofruara nga qeveria mbeten të bazuara në buxhetin e shtetit dhe taksat e shqiptarëve jo tek politikat diverisfikuese..

Rruga e vetme që ka mbajtur qeveria ka qenë ajo e shitjes dhe blerjes së energjisë përmes pazarit që favorizon qeveritarët. Ashtu siç edhe PD ka denoncuar në një kallëzim Penal në SPAK në lidhje me abuzimet në shitjen dhe blerjen e energjisë në kohë krize.

Në fund do të jenë qytetarët që do të paguajnë çmimin e lartë të energjisë njësoj siç po paguajnë çmimin e naftës. Do ta paguajnë përmes taksave të larta, përmes faturave të larta dhe të kripura që do të shfaqen më shumë si pasojë e makutërisë së kësaj mazhorance që ka vendosur xhepin e saj përpara xhepit të shqiptarëve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.