Kryesore

“Rama në përgjime, pengon marrëveshjen e ekstradimit me vendet e Beneluxit”, Berisha: Është regjistruar duke folur me grupe kriminale

12:37 - 26.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i PD Sali Berisha në një konferencë për mediat u shpreh se kryeministri Edi Rama është ai që pengon marrëveshjen e ekstradimit me vendet e Beneluxit, duke shtuar se Rama është regjistruar duke folur me grupe kriminale.




Ka një dakordësi tjetër më supreme dhe më madhore që është për t’i dhënë duart Edi Ramës një minutë e më parë dhe këtu Partia e Lirisë dhe PD, apo shoqëria civile mbrojtësit e kauzave të drejta anë bashkë për t’i prerë biletën këtij njeriu që është shndërruar në problemin më madhor pas Enver Hoxhës. Ky objektiv i tejkalon të gjitha problemat e tjera”, tha Berisha.

Përveç afera folët për disponime për përgjime për bandat kriminale?

Berisha: Përgjimet janë një realitet unë kam kërkuar ju e keni ndjek dhe kam insistuar ratifikimin e marrëveshjes për vendet e beneluksit për ekstradimin, atë e ka bllokuar Edi Rama. Telefonat me atë lloj aparati telefonin që Rama i besonin se janë të papërgjueshme. Grupe të përbashkëta të disa vendeve Europiane, a është Edi Rama aty, 1005 ndaj edhe pengon marrëveshjen e ekstradimit, për cilat përgjime bën fjalë ilir meta , e ka fjalën për bandën e Elbasanit dhe unë informoj publikun se masat e marra ndaj Gentian Sharrës, mikut të Taulant Sharrës janë hequr, çdo konfiskim është hequr. Gentian Sharra vazhdon aktivitetin në prokurime publike që e ka pasion, natyrisht burimet flasin për ndërhyrje direkte dhe qytetari digjital informon . Edi Rama është regjistruar duke folur me grupe kriminale, pa diskutim që është duke folur, uroj të publikohen sa më shpejt.

Gjithashtu ai u bëri thirrje vlonjatëve që të organizohet dhe të mos bëhen pjesë e pellgut të squfurit.

Edi Rama po zbraz digat, po asgjëson kaskadën në mënyrë që t’u thotë shqiptarëve se tani koston e prodhimit nuk e kam 09 lekë, por koston e kam 390 lekë dhe unë do rris çmimin, por e garantoj që Shqipëria do derdhet e tëra në rrugë dhe do i japë atë që meriton. Ai po zbraz digat në mënyrë që të deklarojë se i vetmi burim për ne janë ata gjeneratorë se gjeneratorë të mëdhenj janë, ata shpenzojnë shumë më tepër se një TEC. Ata e squfurojnë Vlorën. Këtë që mendon t’i bëjë Vlorës, Vlora nuk do e kapërdijë kurrë. Ndaj dhe unë jam sot këtu për t’i dalë përpara kësaj gjëje.”, tha më tej Berisha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.