AKTUALITET

“Rama pa Metën sot do të ishte shitës akulloresh”/ Ndoka: Shtatori ka revolucion, kryeministrin e shoh në panik

20:45 - 26.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka në një intervistë për “Fax News” foli mbi situatën aktuale të politikës në vend.




Ndoka tha se kryeministrin Edi Rama e ka kapur paniku pasi po sheh se dita ditës po dalin në dritë aferat korruptive të qeverisë dhe në vend që të përkushtohet për daljen nga kriza të vendit, po shigjeton sipas tij personazhe të opozitës. Ndoka paralajmëroi revolucion në shtator, duke shtuar se largimi i PS-së nga pushteti është tashmë një domosdoshmëri.

“Padyshim revolucion në shtator, vendi ka nevojë jo për ta tundur dhe shkundur qeverinë por për ta larguar atë. Është i vonuar largimi i Ramës sepse sot kemi një qeveri të zhytur në korrupsion, nuk po qeveriset realisht vendi por vetëm po mbrohet nga sulmet e opozitës, qeveri e çoroditur.

Mosbindja civile është pika fundore, por kur ke përballë një kryeministër që po e çon vendin drejt një krize të thellë, ka nisur shigjetimet ndaj personazheve të opozitës pasi është në panik.

Prandaj është ndoshta domosdoshmëri që kësaj aventure t’i ndërpritet rruga. Sot Rama ka mbi vete aferat e Inceneratorëve që po e zhysin në batakun e tij të korrupsionit, në mos sot nesër e merr përgjigjen. E shoh Ramën të frikësuar, sepse nuk po përkushtohet për zbutjen e efekteve të kësaj krize, të ulë çmimet, po tregohet dhe mospërfillës duke na krahasuar dhe me vendet e tjera në rajon.

Rama është debitor ndaj zotit Meta, po të mos ishte Meta Rama do të ishte shitës akulloresh sot jo në krye të qeverisë, patën një marrëveshje për të qeverisur. Rama nuk e ka gjunjëzuar dot Metën, ky i fundit nuk është politikan që shantazhohet”-u shpreh Ndoka.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.