BOTA

“Shpërthen” Roberto Baggio: Futbolli nuk është shkencë ekzakte, mjaft më me kritika nëpër studio!

18:49 - 26.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Si në shumë studio televizive edhe në Itali pjesa më e madhe e panelit ndërtohet nga ish-lojtarë. Këta të fundit shpesh herë krijojnë polemika me komentet e tyre dhe diçka e tillë nuk i pëlqen Roberto Baggio-s.




“Futbolli nuk është një shkencë ekzakte. Më duket e pakëndshme të flas apo të gjykoj lojtarët në fushën e lojës dhe kjo është arsyeja pse nuk jam shpesh në këto panele televizive.

Nuk mund të kritikosh çdo gjë që sheh, sepse nëse ke luajtur futboll, nuk do të thotë që ti je ekspert dhe i pakundërshtueshëm në ato që thua.

Sot, shoh ish-lojtarë të kohës time të cilët nuk kanë bërë në karrierën e tyre një driblim dhe sot kritikojnë sulmuesit se pse nuk shënojnë në ajër.” – tha 55-vjeçari italian, ishi i Fiorentina, Milan, Juventus, Bologna, Inter, Brescia dhe Vicenza.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.