BLUETOOTH

Shtatzëninë e mbajti të fshehtë, por Ilda Bejleri nuk i reziston fotove me të bijën. Ja detaji që tërhoqi vëmendje

21:25 - 26.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shtatzëninë e mbajti larg vëmendjes dhe rrjetet sociale, por tani që është bërë nënë Ilda Bejleri thjesht nuk mund të kursehet së postuari.




Ditën e sotme ajo ka ndarë në Instagram një foto me vajzën e saj, të cilën e ka quajtur Siena. Moderatorja shihet e veshur me një fustan të zi elegant teksa pranë ka të bijën në karrocë. Interesant është një detaji në captionin që ajo ka vendosur poshtë fotos ku shkruan: “Ecje jashtë me Sienën time” dhe krah emrit të vajzës ka vendosur shkronjën K, shkronjën e parë të mbiemrit të vajzës dhe partnerit.

Ilda e ka ruajtur me fanatizëm partnerin nga syri publik. ‘Panorama Plus’ ka mësuar se ajo po shijon prej kohësh një romancë me një biznesmen me profil të ulët publik dhe kjo është arsyeja pse nuk e ekspozon.

Pak ditë më parë ajo postoi disa foto ku dukej në super formë. Ilda shfaqej e veshur me një fustan të zi të gjatë saten të cilin e kishte shoqëruar me taka transparente dhe një çantë të kuqe. Look-un e saj Ilda e kishte plotësuar me shumë bizhuteri argjendi: Unaza, orë, byzylykëdhe dy varse. Ajo shfaqej me një makeup shumë natyral dhe flokë të drejtë.

‘Mami e re në qytet’– kishte shkruar ajo krah fotove, ku mori komente të shumta pozitive.

Ilda zbuloi se është bërë nënë për herë të parë rreth dy javë më parë. Moderatorja publikoi foton e parë të vajzës së saj teksa ndodhej në spital.

“Nga dashuria me dashuri. Siena jonë është këtu”- shkroi ajo./Panorama Plus


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.