Kryesore

Shtohet konfuzioni/ Mediat ruse lajmërojnë lëshimin e urdhërarrestit për shtetasen e ndaluar në Shqipëri

12:44 - 26.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një gjykatë në Moskë ka lëshuar fletarrestim për Svetlana Valeryevna Timofeyeva, të dhënat personale të së cilës përkojnë plotësisht me të dhënat e një gruaje që është ndaluar në Shqipëri, nën akuzat për spiunim. Gjykata në distriktin Meshçasky, ka thënë më 26 gusht se ka shtuar Timofeyevan, e cila është akuzuar se në mënyrë të paligjshme ka siguruar informacion të klasifikuar – në listën e personave që kërkon nëpër botë.




Lajmi është shpërndarë nga agjensia e lajmve TASS.

Emri i saj i plotë dhe data e lindjes – 19 mars 1989 – që janë përmendur në gjykatë lidhur me Timofeyevan, janë të dhëna të njëjta sikurse të fotografes ruse, Svetlana Timofeyeva, e cila po ashtu njihet si Lana Sator.

Ajo është arrestuar ditë më parë në Shqipëri, bashkë me dy burra tjerë. Timofeyeva njohet si fotografe që shkrep fotografi të fabrikave funksionale dhe atyre të braktisura, dhe i publikon në llogarinë e saj në Instagram, në të cilën ka mbi 250 ndjekës.

Timofeyeva dhe dy burrat tjerë, njëri rus, Mikhail Zorin, dhe tjetri ukrainas, Fedir Mykhaylov, janë ndaluar më 20 gusht në Shqipëri, vend anëtar i NATO-s. Shqipëria po ashtu mbështet Ukrainën teksa mbrohet nga pushtimi rus.

Fabrika e armëve në Gramsh është hapur më 1962 për të prodhuar pushkë të llojit AK-47 dhe armë tjera. Aty është ndalur prodhimi pas rënies së komunizmit më 1990 dhe më pas ka nisur shkatërrimi i armëve. Fabrika përdoret ende për të riparuar armë ushtarake, mirëpo nuk prodhon më të tilla.

Autoritetet shqiptare kanë thënë se Timofeyeva dhe Mykhaylov janë ndaluar afër fabrikës, ndërsa Zorin ka qenë brenda. Ai ka hedhur sprai piperi ndaj dy roje ushtarëve që kanë tentuar të kapin. Më 24 gusht, autoritetet në Shqipëri kanë marrë vendim që tre personat të qëndrojnë në burg derisa të përfundojnë hetimet.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.