Kryesore

Spiunë në karakatinat e Gramshit? Rama: Qesharake, por duhet hetuar qëllimi i tyre!

11:27 - 26.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Rama e ka parë në dy këndvështrime çështjen e të arrestuarve në fabrikën e Gramshit me dyshimet për spiunazh. Së pari, sipas tij, është qesharake të flasësh për spiunazh në një karakatinë si ajo e Gramshit, që nuk paguan dot as dritat. Së dyti, paniku, zhurma që shkaktoi ngjarja, duhet hetuar, pasi nëse ka qenë një mission spiunazhi, kjo zhurmë mund të ketë qenë pjesë e misionit.




“Mjegulla e ngritur mbi të ashtuquajturat objekte të rëndësisë së vecantë ishte për të qarë e për të qeshur. Ato nuk janë objekte të rëndësisë së vecantë, as fabrika që prodhojnë armë, por karakatina të deklasifikuara si objekte që prodhojnë armë në 2021. Kanë statusin e shpk-ve që janë të falimentuara dhe deri në pikën që nuk paguajnë as dritat, iu ndërpriten edhe dritat. Kanë ca roje aty që mbrojnë perimetër nga zaptimet. Të thuash që po bëjnë spiunazh duke fotograufuar ato mbetje arkeologjike të komunizmit, është qesharake.

Çfarë na shqetëson ne këta persona çfarë qëllimesh kanë në vendin tonë? Më falni po një mision spiunazhi që shfaqet me veturë sportive që thërret “aman hajdeni më kapni se jam e vecantë| është qesharake.

Shqetësimi ynë është: ku është qëllimi i vërtetë? Përveç kësaj mjegullës, që ngriti… nuk po them panik, se pati shumë humor me kto reportazhe fantazmagorike, të urrejtësve profesionistë për rrëzimin e ngrehinës kombëtare. Ndërkohë që duhet të shohim qëllimin e vërtetë. Në kohën kur bëhet luftë yjesh, kur flitet për raketa supersonike, të flasësh për cënim të sigurisë kombëtare se u shfaqën ca personazhe për të fotografuar mbetjet e komunizmit, është qesharake.

Këta persona që u ndaluan nga rojet që bënë detyrën, janë të dyshuar për spiunazh, por se çfarë fshihet pas gjithë kësaj shfaqjeje që mori mendjet tuaja, flas për reportazhe e reporterë që shkonin atje e nxirrnin një guvë, me mbetje nukleare, kjo është pyetja.

Nëse është mision spiunazhi, u vutë në shërbim të atij të gjithë” tha Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.