BLUETOOTH

“Vëllezër deri në fund”/ Vëllai i Sylvester Stallone do ta mbështesë atë në divorcin e tij me Flavin

21:21 - 26.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Frank Stallone ka deklaruar se do të mbështesë deri në fund vëllain e tij Sylvester, pasi është ndarë nga gruaja e tij prej 25 vitesh, Jennifer Flavin. Ish-modelja kërkoi divorcin pak ditë më parë, me aktorin të habitur, pasi nuk e priste që martesës së tyre t’i vinte fundi.




Një burim i afërt me Sylvester Stallone zbuloi për Page Six se pavarësisht grindjeve të tyre, ylli i Hollivudit ishte “i befasuar” nga lëvizja e Flavin.

Në një postim në Instagram, vëllai i Sylvester Stallone shprehu publikisht mbështetjen për aktorin në këtë fazë të vështirë të jetës së tij.

“Vëllezër përmes. Mjaft thamë”, ka shkruar Frank Stallone nën një foto të përbashkët nga fëmijëria e tyre.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Frank Stallone (@frank.stallone)

Më pas ai bëri një tjetër postim, me një video të shkurtër të Sylvester Stallone dhe theksoi se: “Ka shumë gjëra që po ndodhin, por mbani mend një gjë. Para së gjithash, familja”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Frank Stallone (@frank.stallone)

Ndonëse për një kohë të gjatë çifti u përpoq të fshihte nga mediat telashet që kishin krijuar në martesën e tyre, dokumentet gjyqësore të divorcit nuk vonuan të zbardhën.

Megjithatë, përkundër faktit se Jennifer Flavin dëshiron t’i shkëpusë të gjitha lidhjet me Sylvester Stallone, madje edhe të ndryshojë mbiemrin, ajo po përpiqet në çdo mënyrë të marrë pjesën më të madhe të pasurisë së tyre.

Ajo pretendon se vitet e fundit aktori ka bërë shpërdorime të pamatura, si pasojë i ka humbur një pjesë e madhe e pasurisë familjare, ndaj kërkon që ai të “dëmshpërblehet plotësisht”, duke marrë pjesën më të madhe.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.