LAJMI I FUNDIT

“Duhet të përqendrohemi te tensionet në Kosovë”/ Vuçiç njofton anulimin e paradës së krenarisë së LGBT në Serbi: Mund të mbahet në një…!

18:03 - 27.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se parada e EuroPride që mbahet në muajin shtator në Beograd nuk do të zhvillohet. Njoftimi i Vuçiç vjen pasi mijëra njerëz dolën në protestë kundër këtij eventi në fillim të muajit, shkruan BBC.




Ai u shpreh se nuk ishte i lumtur për vendimin e marrë por theksoi se Serbia duhet të përqendrohet te çështje të tjera tani, duke përfshirë edhe tensionet në Kosovë. Megjithatë organizatorët e paradës kanë deklaruar se parada nuk do të anulohet, duke e cilësuar vendimin e qeverisë si të paligjshëm.

Parada ndërkombëtare e LGBT është organizuar në qytete europiane për shumë vite me radhë që prej vitit 1992. Vuçiç tha se parada e këtij viti e planifikuar të zhvillohet mes 12 dhe 18 shtatorit do të shtyhet ose anulohet për shkak të tensioneve të fundit me Kosovëm dhe krizës ekonomike.

“Thjesht, në një moment, nuk mund të përballosh gjithçka,” tha ai. “Në një kohë tjetër ajo mund të mbahet”.

Organizatori i EuroPride 2022 Marko Mihailovic tha se “shteti nuk mund ta anulojë atë dhe çdo përpjekje për ta bërë këtë do të ishte një “shkelje e qartë e kushtetutës”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.