BOTA

(FOTO) 4 “skifterë” ndjekje si në filma në Greqi/ Pasi përplasin të moshuarin, sfidojnë patrullën e policisë me vrap nëpër ara!

17:30 - 27.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një skenë e denjë për filmat aksion ka qenë ajo që ka ndodhur në Aspropirgos të Greqisë. Një grup prej 4 hajdutësh romë pasi kanë tentuar të hyjnë në një shtëpi në zonën e Zofrias, janë ndjekur nga një patrullë policie, në rrugën e tyre drejt arratisjes që nuk ka shkuar si duhet.




Përplasja e ashpër nisi kur efektivët e ELAS-it i bënë shenjë makinës të ndalonte, por hajdutët u larguan me shpejtësi me fuoristradën e tyre për të shpëtuar. Gjatë ndjekjes, teksa ecnin me shpejtësi të lartë ata janë përplasur me një mjet që drejtohej nga një i moshuar, i cili gjithashtu mbeti i plagosur.

vd vdg hdh gbfbh bfsbh bb
<
>

Pas aksidentit me të moshuarin, hajdutët kanë zbritur nga automjeti dhe kanë nisur të vrapojnë drejt arave, ndërsa policët i kanë ndjekur dhe kanë arritur të arrestojnë tre prej tyre. Një grup sigurie ndodhet në zonë dhe po kryen hetimet për identifikimin e kriminelit të katërt.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.