BOTA

(FOTO) Tragjedi në Holandë/ Kamioni merr përpara turmën e njerëzve në festën e Barbekjusë, të paktën 3 viktima!

22:36 - 27.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tre persona kanë ndërruar jetë në Holandë, kur një kamion ka dalë nga rruga dhe ka hyrë mes përmes turmës në një festë në jug të vendit.




Sipas policisë ngjarja nuk ka të bëjë me akt terrorist, ndërsa mësohet se shoferi i kamionit ka rënë në prangat e policisë.

Aksidenti ndodhi rreth orës 19:00 me orën lokale, 30 kilometra në jug të Roterdamit, teksa po zhvillohej festa vjetore e barbekjusë ( festa e pjekjes së mishit në zgarë në ambiente të jashtme).

Sipas mediave holandeze, qytetarët e lënduar nga aksidenti u dërguan në spital me lëndime të rënda. Sakaq policia nuk ka publikuar ende shifrat përfundimtare të viktimave dhe të lënduarve nga aksidenti tragjik.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.