AKTUALITET

Incident ekologjik në Bunë/ Mediat malazeze ngrenë alarmin: Ujërat e zeza nga Shqipëria, rrjedhin edhe tek ne!

20:31 - 27.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Incidenti ekologjik i ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 07:30, kur një sasi e madhe e ujërave të zeza u lëshua në pjesën e lumit të Bunës që i përket Shqipërisë, mbi kullën e rojës së Shën Nikollës, kërcënoi situatën tashmë të brishtë ekologjike në të dy degët e lumi, shkruajnë mediat malazeze.




Disa peshkatarë nga Ulqini kanë thënë për “Vijesta” se në atë kohë nuk ka mundur të peshkohet për shkak të erës së keqe të padurueshme.

“Kjo është bërë vazhdimisht gjatë natës që nga fillimi i verës. Janë ujërat e zeza nga kolektori për qytetin e Velipojës, që derdhen në Bunë. Ato ujëra të zeza, kryesisht nga kolektori, kalojnë nëpër ujërat tona”, pohon një nga peshkatarët që kanë bërë fotot nga vendi.

Peshkatarët kërkojnë nga autoritetet shtetërore që të bëjnë një njoftim në lidhje me ngjarjen e cila, sipas tyre, shkatërron florën dhe faunën e Bunës, por edhe rrezikon shëndetin e peshkatarëve dhe turistëve që duan të notojnë në lumë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.