Kosova

Marrëveshja Beograd-Prishtinë për dokumentet, reagon Lulzim Basha: Kosova pavarur është realitet i pamohueshëm!

21:14 - 27.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kosova dhe Serbia janë pajtuar që të heqin dorë nga lëshimi i dokumentit për hyrje-dalje për shtetasit e të dy vendeve, bëri të ditur shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell. Kjo marrëveshje nënkupton se Serbia, pas 11 vjetësh, do të ndalë së lëshuari dokument për hyrje-dalje për shtetasit e Kosovës, kur ata hyjnë në territorin e saj.




Së fundmi një reagim ka ardhur nga ish lideri i opozitës shqiptare Lulzim Basha, i cili shprehet se ky është një lajm i mirë për të dy vendet. Basha shton se Kosova e pavarur është realitet i pamohueshëm.

Sipas Lulzim Bashës, dialogu dhe bashkëpunimi mes Kosovës dhe Serbisë si dy vende te pavarura i kontribon paqes, stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik në rajonin tonë.

Reagimi i Bashës:

Marrëveshja e sotme është lajm i mirë për qytetarët e  dhe . Mirënjohje për kontributin e & e pavarur është realitet i pamohueshëm. Dialogu dhe bashkëpunimi mes  dhe  si dy vende te pavarura i kontribon paqes, stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik në rajonin tonë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.