Kosova

Marrëveshja Kosovë-Serbi, Raportuesja në PE, Von Cramon: Uroj të gjendet një zgjidhje dhe për targat!

20:29 - 27.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka përshendetur marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë për njohjen e dokumenteve mes dy shteteve.




Në një postim në rrjetet sociale, Von Cramon shkruan se është e kënaqur të dëgjojë se është arritur një marrëveshje falë lidershipit europian dhe atij amerikan. Ajo shton gjithashtu se uron që të gjendet një zgjidhje për targat e që situate të shkojë drejt normalizimit.

“Ndihem e kënaqur të dëgjoj se është arritur një marrëveshje nën lidershipin europian dhe mbështetjen e qartë të Escobar (SHBA). Shpresojmë që zbatimi i shpejtë do të çojë në gjetjen e zgjidhjes së targave të makinave dhe na sjellë më afër marrëveshjes përfundimtare të normalizimit,”- shkruan ajo.

Më herët, përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell ka bërë të ditur se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për dokumentet identifikuese. Serbia ka vendosur të pranojë dokumentet, duke hequr pengesat për lëvizje të lirë për qytetarët e Kosovës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.