Kosova

Marrëveshja Serbi-Kosovë, reagon edhe Albin Kurti: Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen dhe durimin!

20:38 - 27.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi për lëvizjen e lirshme të qytetarëve. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Kurti thotë se qytetarët e Republikës së Kosovës, me dokumente identifikimi (ID) të lëshuara nga Kosova, do të mund të kalojnë pa pengesa, ngarkesa e vonesa kufirin me Serbinë në të gjitha vendkalimet kufitare.




Njësoj do të vlejë edhe për kahjen e kundërt me rastin e hyrjes në Kosovë me dokumente identifikimi (ID) të lëshuara nga autoritetet e Serbisë. Ndërsa nuk nguron të falënderoje të gjithë qytetarët për mbështetjen dhe durimin, posaçërisht në këto katër javët e fundit.

Reagimi i plotë i Albin Kurtit:

Qytetarët e Republikës së Kosovës, me dokumente identifikimi (ID) të lëshuara nga shteti ynë, do të mund të kalojnë pa pengesa, ngarkesa e vonesa kufirin me Serbinë në të gjitha vendkalimet kufitare. Njësoj do të vlejë edhe për kahjen e kundërt me rastin e hyrjes në Kosovë me dokumente identifikimi (ID) të lëshuara nga autoritetet e Serbisë. Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen dhe durimin, posaçërisht në këto katër javët e fundit. Fryma e bisedimeve parimore e të barabarta në Bruksel është reciprociteti. Zgjidhjet normalizuese duhet ta kenë reciprocitetin përbrenda, teksa marrëdhëniet e mira fqinjësore e nënkuptojnë atë. Falënderoj ndërmjetësit, zotërinjtë Borrell, Lajçak dhe Escobar, e sidomos ambasadorin amerikan Hovenier për angazhimin dhe kontributin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.