Kryesore

Do mblidhte të dhëna për Kosovën/ Kush është spiunia ruse në NATO, e cila prezantohej si shitëse bizhuterish të shtrenjta dhe joshte oficerët!

17:09 - 27.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një investigim në Itali ka zbuluar një spiune të fshehtë ruse e cila prezantohej si shitëse bizhuterish të shtrenjta duke tentuar të merrte informacione të fshehta të operacionet e NATO-s.




E konsideruar si Mata Hari e ditëve të sotme, Maria Adela Kuhfeldt Rivera kishte vijuar misionin e saj për 10 vite duke krijuar lidhje miqësore edhe romantike me pjesëtarë të stafit nga komanda Forcave të Përbashkëta Aleate dhe Flota e Gjashtë e SHBA në Napoli, Itali.

Ajo rezulton se ishte pjesë e inteligjencës ushtarake ruse GRU, dhe së fundmi kishte nisur një mision për mbledhur informacione rreth operacioneve të NATO-s në Kosovë, Irak dhe Afrikën e Veriut.

E reja e pasur dhe tërheqëse, e cila fliste disa gjuhë, magjepsi një numër oficerësh të NATO-s dhe në disa raste u ofroi pagesë për anëtarësimin e tyre në klub për të mbajtur kontakte të ngushta me ta.

Një oficer pranoi para hetuesve se kishte pasur një marrëdhënie të shkurtër romantike me Kolobovën. Marcelle D’Argy Smith, ish-redaktore e revistës Cosmopolitan, ishte një mike e Kolobovës.

“Ajo ishte shumë e bukur. Unë nuk mendoja se gratë e tjera e pëlqenin atë, sepse ata e kuptuan se ajo mund të ishte një kërcënim, nëse do të zgjidhte. Ajo kishte shumë miq meshkuj, por ata kurrë nuk dukeshin të denjë për të. Ajo ishte aq tërheqëse dhe burrat me të cilat ajo dilte dukeshin të zakonshëm dhe unë kurrë nuk e kuptova këtë.”, u tha ajo gazetarëve.

Kolobova u zhduk papritur nga Napoli në kohën e helmimeve në Salisbury, duke u thënë miqve se ishte shumë e sëmurë dhe kishte vendosur të shkonte në Moskë për trajtim. Ajo gjithmonë kishte pohuar se kishte lindur në Peru dhe se babai i saj ishte gjerman.

Megjithatë, një investigim 10-mujor nga gazeta italiane La Repubblica bashkë me një ekip të revistës gjermane Der Spiegel dhe mediave investigative Bellingcat dhe The Insider, zbuloi prova të tjera për të përcaktuar identitetin e saj të vërtetë.

Kolonel Shelia Bryant, e cila ishte inspektore e përgjithshme e forcave detare amerikane në Evropë dhe Afrikë në atë kohë, thotë se ajo kishte pasur gjithmonë dyshimet e saj.

“Ishte e vështirë për të kuptuar se ku i gjeti paratë,” tha ajo për La Repubblica. “Ajo kishte hapur një dyqan dhe shpesh ndryshonte apartamentin e saj në zonat më të mira të qytetit pa burime të besueshme të ardhurash”.

La Repubblica e përshkroi Riverën si një Mata Hari të ditëve moderne, e cila kishte lënë pas vetes një gjurmë zemrash të thyera, ndërsa flirtonte me një numër të lartë të personelit të marinës amerikane dhe NATO-s.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.