BOTA

Moderna padit rivalët: Pfizer-BioNTech kopjuan teknologjinë e prodhimit të vaksinave

14:50 - 27.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kompania “Moderna” ka paditur kompanitë rivale “Pfizer” dhe BioNTech” lidhur me prodhimin e vaksinave kundër COVID-19.




Sipas grupit farmaceutik amerikan, dy kompanitë kanë kopjuar teknologjinë e përdorur për prodhimin e vaksinave, ekskluzivitetin e të cilës “Moderna” e kishte regjistruar mes viteve 2010-2016.

“Po ngremë padi për të mbrojtur platformën tonë teknologjike inovative “mRNA”, për të cilën kemi investuar miliarda”, thuhet në një komunikatë të “Moderna”.

Kompania e ka depozituar aksionin e saj ligjor në gjykatën rajonale të Masaçusetsit, në Shtetet e Bashkuara dhe në një gjykatë rajonale gjermane.

Vendimi i saj për të paditur dy kompanitë simotra përbën një përshkallëzim në betejën për pronësinë intelektuale lidhur me të drejtat e teknologjisë “mRNA”.

Sipas ekspertëve, konkurrenca në lojë është e lartë, duke marrë parasysh faktin se “Pfizer”, “BioNTech” dhe “Moderna” parashikojnë të gjenerojnë 52 miliardë dollarë të ardhura nga shitja e vaksinave në vitin 2022.

“Vlerësojmë se “Pfizer” dhe “BioNTech” kanë kopjuar në mënyrë të paligjshme shpikjet tona dhe kanë vazhduar t’i përdorin ato pa leje”, ka deklaruar përfaqësuesja ligjore e “Moderna”, Shenon Tim Klinger.

Kompania pretetndon se “Pfizer” dhe “BioNTech” kanë kopjuar dy elementë thelbësorë të teknologjive të saj të regjistruara.

“Kur COVID u shfaq, as “Pfizer” dhe as “BioNTech” kishin nivelin e eksperiencës për zhvillimin e vaksinave me teknologjinë “mRNA” dhe kanë ndjekur me vetëdije modelin tonë të prodhimit të vaksinave”, ka thënë më tej përfaqësuesja ligjore.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.