BOTA

Rusia pezullon lëshimin e pasaportave të huaja biometrike

13:24 - 27.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministria e Jashtme e Rusisë ka pezulluar lëshimin e pasaportave të huaja biometrike, duke thënë se ka në “arsye teknike”. Në njoftimin e 26 gushtit, kjo ministri nuk dha arsye më të detajuara për këtë vendim.




Por, më herët Rusia kishte ndaluar lëshimin e dokumenteve të brendshme biometrike, për shkak të mungesës së çipave të kërkuar për to. Mungesa e këtyre çipave ishte për shkak të sanksioneve të vendosura kundër Moskës pas nisjes së pushtimit të paprovokuar të Ukrainës fqinje më 24 shkurt.

Në qershor, banka shtetërore ruse, Sberbank njoftoi se do të “rikodonte” çipat e vjetër që janë përdorur nga kjo bankë, për kartelat e reja bankare që kjo bankë lëshon.

Shtetet perëndimore kanë vendosur sanksione të ashpra ndaj Rusisë pas nisjes së pushtimit të Ukrainës. Në sanksione janë një sërë sektorësh, përfshirë edhe sektorët bankar dhe të teknologjisë./REL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.