AKTUALITET

Sa herë e rrihte i kërkonte falje/ Ankesa e 18-vjeçares se është dhunuar nga partneri i saj tre herë në 6 muaj

20:42 - 28.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zbardhet një denoncim i ri për abuzimin e një gruaje dhe ka të bëjë me një 18-vjeçare që është rrahur nga ish-partneri i saj 22-vjeçar.




Sipas patrisnews.gr, padia e 18-vjeçares ndaj ish-partnerit të saj 22-vjeçar do të shqyrtohet më 31 gusht në Selanik.

Goditjet që ajo mori ishin aq të rënda sa u dërgua në spital pak pas datës 15 gusht me mjekët që i dhanë ndihmën e parë.

Ishte hera e tretë që ai e rrahu atë në një hark kohor prej 6 muajsh. Ishte sjellje e përsëritur abuzive. Sa herë që e godiste kërkonte falje, por pas një kohe ka pasur një episod tjetër për shkak të sherrit të dikujt.

18-vjeçarja ka në krah prindërit e saj të cilët siç thonë ata kërkojnë dënim shembullor për autorin dhe kanë ngritur padi ndaj tij.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.