AKTUALITET

Berisha shpalos planin ekonomik të PD-së: Do të vendosim minimumin jetik dhe do të përgjysmojmë taksat e naftës

21:13 - 30.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kryeministri Sali Berisha mbajti këtë të martë një takim me përfaqësuesit e biznesit të vogël, ku shpalosi disa nga pikat e programit ekonomik të Partisë Demokratike.




Gjatë fjalës së tij Berisha theksoi se nëse PD vjen në pushtet do të rikthejë sistemin më të ulët fiskal, si dhe do të rrisë në mënyrë të vazhdueshme pagat dhe pensionet.

Ish-kryeministri shtoi se do të ndërmarrë masa anti-krizë të menjëhershme për përballimin e rritjes së çmimeve si dhe do të përgjysmojë barrën fiskale për naftën.

Ai shtoi se një nga vendimet e para në qeveri do të jetë vendosja e minimumit jetik.

“Shqipëria nuk ka asnjë shkak që të jetë pellg varfërie dhe mjerimi, Shqipëria ka çdo potencial që çdo familje të prosperojë. Ne kemi qenë dhe mbetemi parti e taksave të ulta. Ne mendojmë se parat në komptot tuaja mbeten më të vlefshme për shoqërinë se sa në arkat e shtetit. Ne jemi konservator, ne do të vendosim sistemin më të ulët fiskal. Kriza është krizë, do masa anti-krizë. Sirenat e krizës ulërijnë në të katërt anët. Ne do të vendosim minimumin jetik, të vendoset nga ekspertët, të vejë sa të vejë. Pas vendosjes së minimumit jetik ne do të ndërmarrim rritje të pandërprerë të rrogave dhe pensioneve. Në vitin 2005 ne i dyfishuam rrogat dhe pensionet. Rrogat nuk do dyfishohen, por do rriten më shumë se dyfish tani. Sot rrogat duhet të ishin dy herë më të larta se rrogat në vitin 2013. Nëse marrim parasysh borxhin që ka marrë kjo qeveri, rrogat mund të rriteshin me 2 deri në 3 herë. Për naftën, masa e parë do të jetë përgjysmimi i barrës fiskale”, tha Berisha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.