AKTUALITET

“S’po them se jam bërë pishman”/ Ja çfarë postonte në Tik-Tok gjatë arratisë autori i pestë i përdhunimit të 11-vjeçares

20:17 - 30.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shkëlqim Kameri është një ndër 5 personat e akuzuar për përdhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë.




Menjehrë pas publikimit të ngjarjes, 19-vjeçari ishte në arrati, por duket se kjo nuk e ka ndaluar të jetë aktiv në rrjetet sociale, pasi para 21 orësh, ai ka publikuar në tik-tok një video.

Në videon e shpërndarë, e cila është një pjesë e një filmi shqiptar, flitet dhe për gangsterët dhe të fortët e vërtetë në jetë dhe se si i ka ngatërruar.

“Në jetën time ngatërrova të fortin me budallain…sepse të fortët e vërtetë dhe gangsterët nuk dalin kurrë në skenë …rrinë larg…Nuk po them se jam bërë pishman për gjërat që kam bërë në jetë…sepse kam dashur dhe i kam bërë”, thuhet në videon që ka shpërndarë i dyshuari.

Kameri është arrestuar sot, ndërsa ka qenë babai ai i cili e ka dorëzuar në polici të birin.

“Më mirë le të vdesë”/ Flet babai i 19-vjeçarit që përdhunoi në grup të miturën: E dërgova vetë në polici

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Dragodan në Prishtinë. Më 27 gusht, 5 burra, mes tyre 3 të mitur, kanë dhunuar e përdhunuar një 11-vjeçare për 7 orë në një nga parqet e kryeqytetit. Katër nga pesë personat e akuzuar për përdhunimin e të miturës janë identifikuar dhe arrestuar ditën e djeshme. Ndërkohë sot u arrestua dhe i pesti, 19-vjeçari Shkëlqim Kameri.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.