BLUETOOTH

Alec Baldwin i kthehet aktrimit, dhjetë muaj pas vdekjes së regjisores Halina Hutchins

21:45 - 31.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas xhirimeve fatale në xhirimet e filmit “Rust”, që i mori jetën kineastes Halina Hutchins, Alec Baldwin i rikthehet aktrimit. Sipas një raporti të New York Post, aktori 64-vjeçar do të luajë në një produksion në Broadway së bashku me Tony Shalhoub dhe John Leguizamo.




Më konkretisht bëhet fjalë për spektaklin “Art”, drejtuar nga fituesi i çmimit Tony, Matthew Workius.

Është puna e parë që aktori “mbylli” pas ngjarjes fatkeqe në vitin 2021, kur arma që mbante në xhirimet e filmit i shkrepi plumbin dhe Halina Hutchins humbi jetën.

Në një intervistë të fundit për CNN, aktori ka deklaruar se pas ngjarjes fatale e ka pasur shumë të vështirë kthimin në fushën e aktrimit.

“Më pushuan nga të gjitha punët. Isha gati për të xhiruar një film, po flisja për muaj të tërë me produksionin dhe papritur më thanë se nuk më duan më në kast, për shkak të këtij incidenti” , kishte thënë ai.

Mirëpo, ai ka deklaruar se më e keqja nuk është fakti që ka mbetur jashtë kinemasë, por se pa dashje i ka marrë jetën regjisorit.

“Fakti që Halina u largua është më i keqi nga të gjithë. Dikush vdiq dhe kjo nuk duhej të ndodhte. Çdo ditë të jetës sime do ta mendoj”, kishte thënë ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.