LAJMI I FUNDIT

Bastet do kthehen online, Rama i druhet sallave të parazitizmit

11:18 - 31.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama tha në fjalën e tij këtë të mërkurë në një dëgjesë publike lidhure me diskutimin për rikhimin e basteve sportive, se nuk do të ketë më hapje tëe sallave të lojërave të fatit, por po shkohet drejt formalizimit dhe lejimit të atyre vetëm online.




“Ne s’do kthehemni në asnjë mënyrë te sallat te lojërat te batërdia e lojërave të fatit as për baste as për makineta as për dreqë e shejtan. E vetmja konsideratë është për bastet sportive online dhe për asgjë tjetër.

Pavarësisht se ka shumë diskutim mbi këtë se duhet e kjo e duhet dhe ajo. Jo më salla parazitësh e parazitizmi në Shqipëri ku mblidhen njerëzit e harxhojnë orë të tëra e luajnë për të hedhur në erë edhe ato kursime që prindërit ua japin fëmijëve në dorë nuk do ketë”, tha Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.