AKTUALITET

Deklarata e fortë e Haradinajt: Mësuesit po shantazhohen! Ndalu vet Albin se po t’u kthye populli…

22:50 - 31.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

I ashpër është reagimi i Ramush Haradinajt, ndaj kryeministrit Albin Kurti.  Harandinaj në një reagim në Facebook shkruan se mësuesve që protestuan nuk po i jepet rroga.




Ndërsa shprehet se Kosova nuk është pronë e kryeministrit, Haradinaj i kujton se ai është në krye të shtetit për të qeverisur dhe jo për ta shkatërruar vendin.

Statusi:

Ndalu sa s’të kanë ndalë o Albin Kurti

Ku je tuj dashtë me e çu këtë vend o Albin Kurti?! A je tu e pa që je duke e shkatërru me themel!?

Me çfarë të drejte ju ndalë pagat personelit arsimor? Me cilin ligj a me cilën kushtetutë? Kush janë ata sejmenë trima që i kërcënojnë e i shantazhojnë mësuesit!?

Kush ta ka dhanë atë të drejtë që në pikë të verës me e lanë popullin në terr! Pse e ke pengu ndërtimin e Kosovës së Re? Pse nuk i ke hapë rrugë gazit për energji?

Pse po i mbanë paret e popullit në arkën e shtetit e nuk po i rrit rrogat. A ta ka thanë dikush se njerëzit kanë fillu të vuajnë edhe për bukë?

Ky vend nuk është pronë e jotja. Ti ke marrë votë me qeverisë vendin e jo me shkatërru atë.

Hiq dorë nga kjo mënyrë e qeverisjes sa nuk është bërë vonë. Ktheju popullit, sepse po t’u kthy ai ty, do të përfundosh me turp. Ndalu vet e mos lejo të të ndalin!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.