Kronikë

E rëndë! “Në spitali nuk na japin beben tonë të porsalindur”, ankohet çifti

22:12 - 31.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një histori e pabesueshme është regjistruar në spitalin e Larisës, pasi një familje nga Lamia ankohet se nuk mund ta marrin fëmijën e porsalindur, pasi nuk ka dokumente të nevojshme për të vërtetuar se cilët janë prindërit e vërtetë.




Gruaja që solli në jetë foshnjën në spitalin e Lamiasit u infektua me koronavirus, si pasojë e izolimit për tre ditë në reanimacion. Kështu, i porsalinduri u transferua për një masë paraprake në spitalin e Larisës dhe prej atëherë filloi kalvari, pasi nuk kishte asnjë informacion për prindërit e foshnjës dhe në të gjitha këto nëna nuk kishte kartë identiteti.

Kjo e fundit duket se është arsyeja që spitali i Larisës refuzon t’ia japë fëmijën gruas pasi nuk mund të verifikojë të dhënat e saj.

Prindërit folën për median greke ‘Star’, ku nëna u shpreh se “Kam kaq ditë që nuk e kam mbajtur fëmijën tim. Ai është fëmija im i parë dhe nuk e kam fare pranë. I shoh gjërat e tij të vogla, biberonin, rrobat, krevatin e tij dhe nuk e kam pranë ‘.

Babai konfirmon, megjithatë, se gruaja e tij nuk ka dokumentet e nevojshme të certifikimit dhe pranon që për këtë arsye spitali i Larisës refuzon t’u japë fëmijën.

Pavarësisht kësaj, spitali i Larisës ka kërkuar më datë 24 gusht nga Prokuroria e Rrethit që në bashkëpunim me Policinë të identifikohej nëna për t’i dorëzuar fëmijën.

“Është një çështje shumë delikate, nuk mund t’ia dorëzojmë një fëmijë një personi të paidentifikuar. Gruaja nuk ka as kartë identiteti dhe asgjë”, thotë këshilltari ligjor Kostas Efthymiou, në emër të Spitalit Universitar të Larisës, ndërsa për babain shtoi se u shfaq dikush, i cili dyshohet se është babai, por që nuk ka prova për të identifikuar se ai është me të vërtetë babai i fëmijës në fjalë’.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.