AKTUALITET

Fifi shfaqet me gojën e mbyllur: Nuk guxon njeri të më prekë

17:32 - 31.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kanë mbetur dhe një orë nga nisja e protestës që do të zhvillohet në sheshin “Nënë Tereza” për mbrojtjen e vajzave dhe grave nga dhuna patriarkale.




Shumë qytetarë nga Shqipëria kanë paralajmëruar se do të protestojnë duke u solidarizuar me 11-vjeçaren që u përdhunua nga 5 meshkuj në Prishtinë.

Mes tyre edhe figura të njohura të ekranit priten të jenë pjesëmarrës. Këngëtarja e njohur, Fifi ka postuar një foto, ku shfaqet me një bluzë ku shkruhet: “Unë bërtita. Jooooo!”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Filloreta Raçi (@fifi.official.fr)

Ajo e ka shoqëruar këtë foto simbolike, në të cilën shihet me gojën e mbyllur me një shkrim.

“Unë jam sot ne proteste si individ jo si artiste. Jam si Femër jo si Vip. Jam si Grua jo si fytyre publike . Jam si Vajze dhe s’guxon njeri mem prek . Ju pres n18:30 te sheshi Nena Tereze – Tirane!”.

Kujtojmë që paraditen e sotme mijëra qytetarë janë grumbulluar në sheshet kryesore të Prishtinës. Ata kërkuan drejtësi dhe bën thirrje para institucioneve që të ndërmarrin veprime të menjëhershme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.