Kryesore

“Fokus anti-europian!”/ Rama tallet me reagimin e Bullgarisë pas deklaratës në Bled: Kompliment shumë i madh

14:44 - 31.08.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama është shprehur me tone tepër ironike ndaj reagimit të Ministrisë së jashtme bullgare në lidhje me deklaratën e tij në Forumin e Bledit, ku theksoi se Shqipërisë iu pengua hapja e negociatave nga vetoja ndaj Maqedonisë së Veriut.




Pasi Ministria e Jashtme e Bullgarisë iu kundërpërgjigj kryeministrit Edi Rama duke theksuar se përdor një “retorikë anti-bullgare”, kreu i qeverisë shqiptare reagoi duke vënë në dukje se thjesht përsëriti të njëjtat gjëra që tha në qershor.

Ai deklaroi se “Ministria e Jashtme e Bullgarisë nuk kishte asgjë më të rëndësishme sot se sa një deklaratë publike për diçka që thashë në një panel të Forumit Strategjik të Bled”.

Gjithashtu, Rama tha se “ndoshta dikush duhet të ndihmojë miqtë tanë të Ministrisë së Jashtme bullgare me përkthimin e qetë të përgjigjes sime në Bled se si Bullgaria bllokoi hapjen e bisedimeve të anëtarësimit për & kur më në fund të gjithë të tjerët ranë dakord pas 8 vitesh të gjata” teksa shtoi se nuk e meritonte këtë “kompliment të madh”.

“Ndoshta dikush duhet të ndihmojë miqtë tanë të Ministrisë së Jashtme bullgare me përkthimin e qetë të përgjigjes sime në Bled se si Bullgaria bllokoi hapjen e bisedimeve të anëtarësimit për & kur më në fund të gjithë të tjerët ranë dakord pas 8 vitesh të gjata! Thjesht përsërita të njëjtat gjëra që thashë në qershor.

Nëse Ministria e Jashtme e Bullgarisë nuk kishte asgjë më të rëndësishme sot se sa një deklaratë publike për diçka që thashë në një panel të Forumit Strategjik të Bled, nuk mund ta marr veçse si një kompliment të madh për forumin dhe panelin, duke përfshirë edhe veten time! Por seriozisht, kjo është e pamerituar”, theksoi Rama në rrjetet sociale.

Nga ana e saj, Ministria e Jashtme e Bullgarisë i konsideroi të rreme deklarata e shefit të qeverisë shqiptare.

“Në lidhje me deklaratat e reja, të paprovokuara, të njëpasnjëshme, antibullgare të Kryeministrit shqiptar Edi Rama gjatë Forumit të Bledit më 29-30 Gusht të këtij viti, bazuar në deklaratën e rreme se Bullgaria bllokoi për 8 vjet fillimin e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë. MPJ i refuzon deklaratat e papërgjegjshme dhe të pahijshme për sjelljen e një kryeministri të një vendi kandidat për anëtarësim në BE. Ministria e Jashtme ka shprehur tashmë qëndrimin e saj në lidhje me retorikën anti-bullgare të Edi Ramës, e cila është kthyer në një refren të përhershëm të fjalimeve të tij politike.

Tani është kombinuar me një fokus anti-europian dhe një përpjekje për të poshtëruar mekanizmat e procesit evropian. Deklaratat tregojnë keqkuptime rreth procesit politik për të vendosur në shinat evropiane marrëdhëniet në rajon. Bëhet fjalë ose për mungesë të aftësive komunikues evropiane ose për nxitje të qëllimshme të ndjenjave anti-europiane. Bullgaria rezervon të drejtën të reagojë në mënyrën e duhur ndaj sjelljes së Kryeministrit shqiptar, duke ndjekur parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe evropiane”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Bullgarisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.