AKTUALITET

FOTO/ Forcat “Shqiponja” ndalojnë Sali Lushajn te stadiumi “Dinamo”, reagon Stresi: Ka një armë me leje nga shteti! Aksioni me tendencë

18:29 - 31.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sali Lushaj është ndaluar ditën e sotme nga forcat “Shqiponja” teksa ka qenë duke udhëtuar me automjet bashkë me një person tjetër në zonën e stadiumit “Dinamo” në Tiranë.




Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar për mediat edhe djali i tij, reperi i njohur Arkmed Lushaj i njohur me emrin e artit Stresi.

Ai mësohet të ketë thënë për ABC se i ati posedon një armë me leje dhe është ndaluar për verifikim nga uniformat blu. Sipas tij ndalimi është bërë me tendencë duke qenë se policia i ka prerë rrugën në momentin kur kanë qenë duke udhëtuar.

“Është takuar me disa shokë të vetë dhe kanë vazhduar dy makinat nëpër qyte. Babai im posedon një armë, por e ka me leje që ia ka lëshuar shteti. Është bërë ekzaminimi i armës, po merret në pyetje, do marrë gjobën. Por mënyra si e kanë ndaluar ka qenë kështu si me tendencë. Tani po presim të lirohet.

Arsyeja kanë qenë dyshimet e policisë që kanë bërë aksionin. Ashtu si i kanë ndaluar ata…u kanë prerë rrugën. Shteti i di këto aksionet ne nuk marrim vesh. Thjeshtë i kanë ndaluar dhe po merren në pyetje”, është shpreh Stresi.

Panorama.al


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.