LAJMI I FUNDIT

Gjyshja bie në pus bashkë me 4-vjeçaren, shkoi për ta shpëtuar mbesën

15:04 - 31.08.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një gjyshe është shpëtuar për mrekulli bashkë me mbesën e saj këtë të mërkurë në ishullin grek, Korfuz.




Mediet greke raportojnë se ka qenë vogëlushja 4-vjeçare që ka rënë fillimisht në pus. Më pas gjyshja ka tentuar ta shpëtojë, por në tentativë e sipër për ta tërhequr lartë, 67-vjeçarja ka rënë në pus.

Në operacionin e shpëtimit kanë marrë pjesë 12 zjarrfikës me 6 automjete. Pas nxjerrjes nga pusi, 67-vjeçarja dhe mbesa e vogël u dërguan në spital për kontrolle paraprake mjekësore.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.