LAJMI I FUNDIT

Instalacioni te kryeministria, Këlliçi: Për këtë gjënë me dru do u marrë shqiptarëve 4.3 mld lekë

14:11 - 31.08.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti i PD-së Belind Këlliçi akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se do u marrë shqiptarëve 4.3 mld lekë për një instalacion me dru.




Këlliçi ka publikuar një foto nga instalacioni, teksa thotë se vlera e tij është për rreth 44 mijë ndihma ekonomike.

Sipas tij, drejtësi t’i tregojë vendin, nuk ka, duke theksuar se aAskush në SPAK nuk merr guximin ta hetojë.

POSTIMI I PLOTË

Kopshti i Edit
Edi, “pronari” i kryeministrisë, do u marrë shqiptarëve 4,3 miliardë lekë për këtë gjënë me dru që e quan instalacion. Sajon një emër për të përligjur shpërdorimin e parave.

 

4.3 miliardë lekë janë rreth 44 mijë ndihma ekonomike.
Po ç’i duhen Edit këto? Ai ka kopshtin e tij. Pse, rroga e pensione do i bëjë Edi këto para? Ka një mandat të tretë për të vjedhur. Drejtësi t’i tregojë vendin, nuk ka. Askush në SPAK nuk merr guximin ta hetojë.
Vetëm vota e largon Edin nga xhepat e shqiptarëve.

Kellici Fb


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.