Kryesore

Kthehen skedinat/ Rama shpjegon pse ndryshoi mendim për llotot sportive

11:06 - 31.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Rama shpjegoi pse ka ndryshuar mendim për rikthimin e basteve sportive. Bashkë me disa nga ministrat, përfaqësues të sportit dhe policisë, kryeministri shpjegoi se ka qenë e pamundur të eleminohej plotësisht vënia e basteve dhe se paratë që fiton krimi i organizuar mund të administrohen nga shteti dhe të investohen për ambjentet sportive.




“I kemi dhënë një shumë prej 5 milion Komiteti Olimpik, por Fideli thotë: Po vitin tjetër? Nëse ne i japim çdo vit nga buxheti 5 milion I bie ta heqim nga diku tjetër. E kemi hequr, por arsyetimi bën sens. Pse mos ia heqim nga duart atyre që shumë më tepër se 5 milion i qarkullojnë, nuk paguajnë asnjë taksë dhe ushqejnë të keqen. Reflektimi i fundit është që kemi bërë shumë përpjekje, por dua t’ia jap fjalën zv.drejtorit të policisë se ka qenë një nga pikat që kemi diskutuar intensivisht dhe drejtori ka investuar shumë me disa aksione të suksesshme, por e vërteta është që unë kam parë anën time, duke u konsultuar me disa prej kryeministrave të vendeve që I kanë të ndaluara komplet.
Përgjigjia e sinqertë ka qenë “online është i pandalueshëm” problematika e online në të zezë, është edhe në ato vende që për arsyet e tyre ideologjike, apo morale e kanë ndaluar. Dhe në diskutime që kemi bërë me ekspertë të botës dixhitale është e pamundur të bllokohet sistemi.
Kjo edhe mua më bën të prirur për të qenë i hapur ndaj kësaj zgjidhjeje se është gjynah që kjo veprimtari të zhvillohet nga njerëz që shkelin ligjin dhe ku kanë figuruar aktivë dhe me përfitime të paarsyeshme elementë me profil të lartë në krimin e organizuar” u shpreh kryeministri.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.