LAJMI I FUNDIT

Kthesa e fortë në ditën e fundit të merkatos, Nedim Bajrami mund të ndryshojë ekip brenda Serie A

15:27 - 31.08.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Fati i Nedim Bajramit është ende në një udhëkryq të madh. Së fundmi nga mediet italiane  raportohet se pista e kalimit të mesfushorit të kombëtares shqiptare te Fiorentina tashmë nuk ekziston më si mundësi.




Në të njëjtën kohë një tjetër klub duket se ka thyer sytë nga shqiptari, bëhet fjalë pikërisht për Sassuolon.

Pasi të mësojë shkallën e dëmtimit të Domenico Berardit, Sassuolo duhet të gjejë një zgjidhje të shpejtë. Nëse sulmuesi nuk do të jetë në gjendje të luajë për shumë kohë, atëherë do të gjendet një zvendësues.

Emri i parë në listën e Sassuolos është Bajrami, i cili dallon për cilësitë sulmuese të tij. Megjithatë jeshilzinjtë duhet të vihen shpejt në lëvizje, pasi merkato e verës është në orët e fundit të saj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.