Kryesore

Rama, Vuçiç dhe Kovaçevski takohen në 1 shtator në Beograd

07:35 - 31.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe do të marrin pjesë në hapjen e Panairit të parë ndërkombëtar të verës, “Vizioni i verës” të Ballkanit të Hapur, të enjten, më 1 shtator të vitit 2022, në Panairin e Beogradit.




Panairi mbahet nën kujdesin e qeverive të Republikës së Serbisë, Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë, në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”.

Qeveria serbe ka njoftuar se ceremonia zyrtare e hapjes së Panairit të parë ndërkombëtar të verës, “Vizioni i verës” në Ballkani i do të mbahet të enjten, më 1 shtator të vitit 2022, në orën 13:00 në Panairin e Beogradit, në Sallën 1.

Siç njoftoi paraprakisht MIA, në këtë manifestim e ka paralajmlruar praninë edhe kryeministri malazez Dritan Abazoviç, ndërsa presidenti serb njoftoi se priten edhe ministrat e jashtëm të Hungarisë dhe Turqisë.

Më 2 shtator është planifikuar pjesa politike e Iniciativës nga Ballkani i Hapur, ndërsa në mbrëmje kryeministri Dimitar Kovaçevski do të organizojë mbrëmje maqedonase, gjegjësisht ngjarje kulturore me degustimin e verërave dhe ushqimeve të shijshme maqedonase, të shoqëruar me muzikën e virtuozit Vllatko Stefanovski.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.