LAJMI I FUNDIT

Shkarkimi i Gledis Nanos, Gent Strazimiri: Pafuqia e policisë, quhet Edi Rama! Kryeministri fshihet pas një polici

13:22 - 31.08.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-deputeti i PD, Gent Strazimiri ka reaguar në lidhje me shkarkimin e Gledis Nanos nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.




Në deklaratën e tij, Strazimiri akuzon kryeministrin Edi Rama se fshihet pas një polici dhe vë në dukje se Policia “i arrin objektivat aq sa ç’e lejon ministri, qeveria, edhe teknikisht në përditshmëri”.

“Polici dështon në objektiv përballë krimit gjatë ditës kur pas shpine ka qeverinë… gjatë natës”, shton demokrati.

Reagimi i Gent Strazimirit:

Pafuqia e policisë, quhet Edi Rama!

Nuk ka gjë më falimentare se një qeveri, kryeministër që fshihet pas një polici!
Polici i arrin objektivat aq sa ç’e lejon ministri, qeveria, edhe teknikisht në përditshmëri.

Fjala vjen,
nëse objektivi i i vendosur policit është të ndalojë bastet klandestine për t’i dhënë “fund marrëzisë”, ndërkohë që aty i gjithë krimi i organizuar pastron paratë dhe me to financon qeverinë në zgjedhje… objektivi i policit është i parealizueshëm…

Nëse ditën polici merr nga qeveria objektivin “të ndalojë bastet”, ndërsa natën qeveria përgatit ligjin për t’i legalizuar sërish por këtë radhë jo si marrëzi… polici është i pafuqishëm!

Polici dështon në objektiv përballë krimit gjatë ditës kur pas shpine ka qeverinë… gjatë natës!

KAQ!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.