LAJMI I FUNDIT

Shkarkimi i Gledis Nanos, Meta: U bë edhe një kokë turku e radhës!

12:16 - 31.08.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me shkarkimin e Gledis Nanos nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.




Ish-Presidenti i Republikës thekson se Nano u shndërrua në një “kokë turku”, duke shtuar se “që nga momenti kur u Rama kryeministër, performanca e tij ka qenë problemi i rendit publik”.

Më herët, Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi nënvizoi se lirimi i Nanos nga detyra erdhi për shkak të performancës së tij në krye të institucionit ligjvënës.

“Një vendim i çuditshëm por tashmë edhe i zakonshëm. Kur priteshin përgjegjësi në nivele të larta politike për dështimin e rëndë të rendit public dhe sigurisë në vend, thjeshtë është e qartë që u bë edhe një kokë turku e radhës, i cili vetëm 10 muaj më parë u promovua me shumë entuziasëm dhe vlerësime si një prurje e re, cilësore dhe shpresëdhënëse për drejtimin ligjor dhe qytetar të poliisë së shtetit.

Nuk besoj se ka ndonjë naiv në këtë vend që të besojë se drejtori i Policisë që nga momenti kur u Rama kryeministër, performanca e tij ka qenë problemi i rendit public, i luftës kundër drogës dhe luftës kundër trafiqeve. Njëkohësisht as edhe ministrat që janë bërë kokë turku”, tha Meta.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.