LAJMI I FUNDIT

Ten Hag e konfirmon: Cristiano Ronaldo qëndron te Manchester United

17:36 - 31.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Dritarja e merkatos është mbyllur dhe do të shkojmë deri në janar me këtë skuadër që kam në dispozicion”.




Ky është komenti që bën Eric Ten Hag, i cili konfirmon qëndrimin e Cristiano Ronaldos te Manchester United, pavarësisht dëshirës së CR7 për të lënë “Teatrin e ëndrrave”.

Në prag të ndeshjes kundër Leicester City, tekniku holandez ishte i qartë kur u pyet konkretisht për të ardhmen e luzitani, duke mos lënë asnjë vend për keqëkuptim:

“Është e qartë që ai bën pjesë në projektin tonë. Ne kemi nevojë për lojtarë me cilësi në mënyrë që të na japin një dorë gjatë gjithë sezonit”.

Në këtë mënyrë, pas një vere të nxehtë ku ishte çdo ditë në faqet e para të gazetave dhe emri i tij u lidh me pothuajse të gjitha emrat e skuadrave të mëdha të Champions League, Ronaldo duket se i është dorëzuar fatit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.