AKTUALITET

Berisha në Kryesinë e PD: Shqipëria po vlon, pakënaqësia ndaj këtij regjimi gjithnjë e më e papërmbajtur

12:33 - 01.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kur na ndajnë edhe 5 ditë nga sesioni i ri parlamentar, ish kryeministri Sali Berisha mblodhi kryesinë e PD-së për të diskutuar në lidhje me aksionin opozitar.




Në rend të ditës është diskutimi i aksionit politik të PD-së.

“Ne mblidhemi sot pas një vere shumë të nxehtë, e cila vazhdon me temperaturat e larta të saj, në shpirtin dhe mendjen e qytetarëve shqiptarë.

Sot, Shqipëria po zien, Tirana po vlon. Pakënaqësia dhe urrejtja ndaj këtij regjimi po bëhet gjithnjë e më e papërmbajtur, gjithnjë e më e madhe.

Kjo është plotësisht e ligjshme, sepse çdo ditë e më e papërmbajtur bëhet makineria e vjedhjes dhe e plaçkitjes nga regjimi me në krye Edi Ramën i qytetarëve shqiptarë”, tha Berisha ne fjalen e tij.

Ndërkohë kur pritet që për pak muaj PD-ja të nisë primaret për zgjedhjet lokale, sot do të caktohen edhe grupet e punës që do të shpërndahen nëpër zona për të organizuar strukturat e Partisë Demokratike.

Gjithashtu, një tjetër vendim që pritet të merret sot në mbledhjen e kryesisë së PD-së është edhe miratim i departamenteve pranë PDSHsë sipas sektorëve përkatës.

Pika e fundit e rendit të ditës parashikohet që të jetë miratimi i sekretarëve politikë për disa nga degët e partisë demokratike. Ky sesion politik pritet të ketë mjaft zhvillime. Vet ish-Kryeministri Berisha ka paralajmëruar se kjo vjeshtë do të jetë “pranvera e Pprotestave”.

Por ndërkohë, në varësi të zhvillimeve në Komisionin e Posaçëm të Reformës Territoriale do të përcaktohet edhe koha për zhvillimin e primareve në Partinë Demokratike për kandidatët për kryetar Bashkie


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.