AKTUALITET

Berisha takim 90 minuta me Metën, zbulohet arsyeja e bisedës

12:25 - 01.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pritet mbledhja e Kryesisë së PD. Gazetari Osman Stafa tha për “BalkanWeb “se kreu i PD Sali Berisha dy ditë më parë është takuar me Metën.




Fokus i këtij takimi ishte aksioni opozitar mes dy partive.

“Më bëhet e ditur se temë diskutimi ka qenë aksioni opozitar mes dy partive”, raportoi gazetari Stafa.

Më herët dhe Berisha dhe Meta kanë paralajmëruar se aksioni opozitar do të jetë i pandalshëm. Kreu i Partisë së Lirisë gjithashtu është shprehur se nga shtatori do të ketë denoncime të reja.

Ndërkohë kur pritet që për pak muaj PD-ja të nisë primaret për zgjedhjet lokale, sot do të caktohen edhe grupet e punës që do të shpërndahen nëpër zona për të organizuar strukturat e Partisë Demokratike. Gjithashtu, një tjetër vendim që pritet të merret sot në mbledhjen e kryesisë së PD-së është edhe miratim i departamenteve pranë PDSH-së sipas sektorëve përkatës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.