LAJMI I FUNDIT

Champions League/ Fatmir Hysenbelliu dhuron spektakël me tre gola, por Prestige MFC përmbyset (VIDEO)

19:11 - 01.09.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prestige MFC ishte i pafat në dy ndeshjet e para të grupit në Champions League. Pavarësisht lojës së mirë, ekipi shqiptar i minifutbollit regjistroi një barazim dhe një humbje.




I shortuar në grupin A, Prestige barazoi 2-2 në sfidën e parë me sllovakët e Edma Patrioti, ku autorët e golave për ekipin nga Shqipëria ishin Shima dhe Hysko.

Në ndeshjen e dytë, me boshnjakët e Sipas, Prestige bëri një pjesë të parë fantastike, duke kaluar 3-1 në avantazh. Të tre golat i shënoi Fatmir Hysenbelliu, njëri më i bukur se tjetri, sidomos i fundit i realizuar nga një goditje dënimi, duke carë murin e krijuar nga skuadra rivale.

Gjithsesi, pjesa e dytë ishte jo e mirë për ekipin shqiptar, pasi rivalët jo vetëm që barazojnë, por përmbysin në 5-3. Prestige i duhet fitorja patjetër në sfidën e tretë për ta kaluar grupin. Në këtë turne që zhvillohet në Malin e Zi, marrin pjesë 24 ekipe të ndara në 6 grupe.

Në fazën me eliminim direkt kalojnë dy ekipet e para të çdo grupi dhe 4 vendet e treta më të mira. Prestige MFC është ekipi i vetëm shqiptar që ka arritur të shkojnë deri në fazën gjysmëfinale të Champions League në miniftuboll.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.