LAJMI I FUNDIT

“Nuk e llogaris fare!”, Meta bën paralajmërimin e fortë: Rama i mbaruar, është i ikur për çështje javësh!

22:53 - 01.09.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi në emisionin “Open” se kryeministri Edi Rama do të ikë shumë shpejt nga pushteti.




Meta gjithashtu theksoi se nuk e llogarit fare kreun e qeverisë.

Debati:

Meta: E para unë nuk sulmoj. Ai u bën falsifikime, përdhunime institucioneve të pavarura. Dhe ju thoni meta me gjuhë të ashpër Ramës. Ju jap fjalën se Rama do përgjigjet me firmat e tij dhe me ligjet e tij.

Eni Vasili: Ju e sulmoni ashpër, por ai s’ka replikuar.

Meta: Unë e kam shumë të qartë se pas skenarëve kriminale është ai dhe është pjella më e keqe e sigurimit të shtetit, duke rikthyer këto forma manipulimi duke kujtuar se do godasi pluralizmin politik.

Meta: Ju thoni i kontrollon, po i bie që është i fortë.

Meta: Nuk është i fortë ai, se nuk kontrollon më drejtuesit e opozitës. Diferencën do e shohim dhe ai e ndjen. Unë nuk e llogaris fare Edi Ramën, ja u them juve dhe qytetarëve shqiptarë. Edi Rama do kishte ikur në kohë nëse PD do kishte qenë serioze në përmbushjen e misionit të saj. Dhe nëse është edhe sot e tillë, ai është i iku.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.