Kryesore

Panairi në Beograd/ Vuçiçi pi konjakun e njohur shqiptar, Rama flet për verën: Me kujdes se pastaj bën sherr

19:44 - 01.09.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Panairi i verërave dhe pijeve shqiptare, një nga projektet e “Open Balkan”, është hapur sot në Beograd.




Kryeministri Edi Rama ka publikuar video nga vizita në stendat e pijeve në panair i shoqëruar nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

Sakaq, Vuçiç nuk ka ngurruar të provojë konjakun e njohur “Skënderbeu” dhe nuk i ka kursyer lavdet.

“Besoj se do gjeni treg të mirë për produktin tuaj në këtë vend. Jeni shkumë konkurrues”, tha Vuçiç.

Ndërkohë Rama është pyetur nga një gazetar shqiptar i Maqedonisë nëse do të jenë më të bashkuar pas verës, sikurse tha Vuçiç në fjalim se vera i bashkon njerëzit. Kryeministri shqiptar tha se është mirë të pish me kujdes se pastaj mund të bashkohesh, por bën sherr.

“Vera është një gjë, e pira e verës është një gjë tjetër. Nuk është e thënë që të pish shumë që të bashkohesh. Më mirë është që ta prodhosh, ta provosh dhe të pish me kujdes se pastaj bashkohesh, por bën sherr”, tha Rama.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.