AKTUALITET

Sot mblidhet ‘Open Balkan’ në Beograd, të pranishëm edhe Hungaria e Turqia, çfarë pritet të miratohet

09:27 - 01.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

‘Open Balkan’ do të nisë sot me Beograd, ku pritet të finalizohet marrëveshja për tregtinë pa kufizime të ushqimeve. Kjo do të zhbllokojë plotësisht tregtinë mes shteteve të ballkanit, për të mos u përsëritur situata si ajo për shkak të luftës në Ukrainë, Serbia bllokoi grurin për Shqipërinë dhe Maqedonia e Veriut vajin.




Krahas liderëve të vendeve që e kanë krijuar këtë nismë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti serb, Aleksandar Vuçië, dhe kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, në takimin në Beograd ditën e nesërme për samitin do të marrin pjesë edhe zyrtarë nga Hungaria dhe Turqia. Mësohet se do të presin ministrin e Jashtëm të Hungarisë, Peter Szijjarto dhe minstrin e Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu.

Ndërkohë, sikur edhe në takimin e fundit të kësaj iniciative, të mbajtur në Ohër, të pranishëm do të jenë kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe kryetari i Këshillit të Ministrave në Bosnjë-Hercegovinë nga radhët e komunitetit serb, Zoran Tegeltija.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.