AKTUALITET

Kosova paketë ndihme 150 mln € kundër inflacionin! 100 € për pensionistët, 2-fishim i asistencës sociale!

15:41 - 03.09.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Qeveria e Kosovës ka hartuar një paketë ndihme për të përballuar inflacionin. Nisur nga fakti që Kosova po përballet me krizë energjie, kur herë pas here ka pasur edhe shkëputje, Kurti ka vendosur që të shpërblejë të gjithë qytetarët që kursejnë. Kreu i qeverisë ka bërë me dije se nëse një qytetar kursen krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, qeveria do të subvencionojë dyfish të shumës që është kursyer.




“Si qeveri mbetemi të përkushtuar për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve. Prandaj sot po prezantojmë një pako të re, që ka për qëllim përkrahjen e qytetarëve për t’u përballur me krizën inflacionare.

Do të subvencionojmë të gjithë ata që kursejnë energjinë elektrike. Ata që kursejnë në krahasim me vitin e kaluar periudhën e njëjtë, do të subvencionojmë dyfish atë që është kursyer”, ka thënë kryeministri.

Kurti ka sqaruar se nga kjo paketë e ndihmës do të përfitojnë edhe pensionistët, ata me asistencë sociale, zyrtarët publik, punëtorët e ndërmarrjeve publike dhe për sektorin privat.

“Për pensionistët do të ndajmë shumë e njëhershme prej 100 euro. Familjet me asistencë sociale do ti mbështesim duke dyfishuar shumën e asistencës për një muaj. Për zyrtarët publik do të ndajmë shtesën prej 50 euorve duke filluar nga shtatori. Kurse nga punëtorët në ndërmarrje publike do të ndajmë shumën e njëhershme në vlerë prej 100 euro. Gjendja e rënduar është edhe në sektorin privat. 80 % janë të punësuar në sektorin privat. Do të mbështesim secilin biznes që i rrit pagat e punëtorëve. Subvencionojmë 50 % të rritjes së pagës për punëtorë, maksimumi 100 euro për tre muajt e parë. Do të ndajmë shumën e njëhershme prej 100 eurove në nëntor edhe për studentët”, ka thënë Kurti.

Kjo paketë do të kushtojë në total 150 milionë euro, ku nga pagesat direkte do të përfitojnë rreth 600 mijë qytetarë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.