BLUETOOTH

Madonna/ Tatuazhi i saj i ri dhe mesazhi i fshehtë në Instagram

17:30 - 03.09.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Madonna prezantoi përmes Instagramit tatuazhin e saj të ri, i cili nderon kujtimin e nënës së saj. Këngëtarja 64-vjeçare postoi tre foto në Instagram Story, duke treguar një ‘X’ mbi fjalën ‘Mama’, e cila është frëngjisht për nënën, dhe ndezi debat me mbishkrimet në fotot e saj.




Fotoja e parë tregon Madonën duke mbajtur kyçin e dorës sipër kokës dhe mbishkrimi lexon “Klubi i zemrave të thyera”.

Në imazhin e dytë, tatuazhi në kyçin e dorës duket i lyer me gjak, teksa ajo shton në foton e tretë: “Të gjithë kemi gjak në të njëjtën ngjyrë. Të gjitha nënat janë zemërthyer”.

Ky ka qenë edhe mesazhi që ka hutuar ndjekësit e saj, pasi pyesin se për çfarë i referohej. Vihet re se Madonna ishte pesë vjeç kur nëna e saj vdiq nga kanceri i gjirit më 1 dhjetor 1963, në moshën 30-vjeçare.

Shikoni fotot e saj:

Madonna është nënë e gjashtë fëmijëve. 25-vjeçari Lourdes, 22-vjeçari Rocco, David, James dhe binjakët Ester dhe Stella.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.